Një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, do të preki edhe Shqipërinë të paktën deri në datën 10 korrik dhe do të jenë dominante në pjesën më të madhe të Ballkanit. Në Tiranë dhe qytetet si Saranda dhe Durrësi që kanë njohur një bum ndërtimesh, temeratura do ndjehet 5 gradë më shumë seç shënon termometri. Piku i të nxehtit sipas mjektve është nga ora 12:00 deri në orën 15:00, prandaj këshillohet që fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi, në këtë interval kohor.
“Sot temperaturat parashikohen të ngjiten në 38 gradë, dita e martë dhe në vijim do të sjellë çdo ditë rritje të temperaturave, ku ditët më të nxehta do të jenë kryesisht e mërkura dhe e enjtja ku na presin temperatura 40 gradë që do shënohen në 3 qarqet: Berati, Elbasani dhe zonat e Mbi Shkodrës, Kopliku dhe pjesa më e madhe e zonave e Ultësirës Perëndimire, nga Shkodra deri në Fier, ku termometri do të shënojë temperatura deri në 38-39 gradë, edhe Tirana po ashtu. Pak më e freskët paraqitet vija bregdetare deri në 37 gradë. Zonat malore ngjiten në 32-33 gradë, por edhe Kukësi dhe Hasi ngjiten në 36 gradë” tha për mediat një agjenci metereologjike.
Përvëlohet Europa
Një rekord i ri nxehtësie për qershorin prej 46 gradësh u shënua të shtunën në qytetin e El Granados, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Spanjës, i cili tha gjithashtu se ky muaj pritet të jetë qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Paralajmërimet për vapë janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, me paralajmërime të shumta të kuqe që mbulojnë zona të Spanjës, Francës, Austrisë, Belgjikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Zvicrës.