31.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Nisi me shtyrje procesi ndaj Berishës dhe Malltezit, ish-kryeministri nuk u paraqit në GJKKO! Ende pa vendim kërkesa për dorëheqje e kryesueses së trupës gjyqësore Elsa Ulliri

Nisi sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si dosja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Çështja ka të bëjë me mënyrën e privatizimit të një sipërfaqeje të madhe toke në zonën e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, proces i nisur vite më parë dhe i përfshirë në hetime të gjata nga SPAK. Në një deklaratë për mediat, Jamarbër Malltezi e cilësoi procesin si të pabazë dhe politik.

“Kjo është një gjueti shtrigash, qesharake, sepse gënjyen dhe thanë që toka ishte e shpronësuar, por doli që toka është e pronarëve. Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve” tha Malltezi.

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO Erion Bani prej 10 ditësh. Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

Kërkesa e Elsa Ullirit u bë shkak për shtyrjen e seancës, më datë  7 korrik ora 11.00.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat