31.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

A po i hapet rruga ndërtimit të pallateve? Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror. Tregtarët dhe banorët thonë nën zë se zonës i janë ofruar beznesmenë për të ndërtuar pallate.

Nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat