Në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpërndau mandatet e subjekteve zgjedhore dhe përcaktoi kandidatët fitues për katër qarqe. Komisioneri vendosi shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues të qarqeve: Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë.
Gjithashtu, KSHZ miratoi rirenditjen e kandidatëve të mbetur të cilët nuk kanë përfituar mandat në listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, në bazë të renditjes në listën shumemërore me renditje të fiksuar dhe/ose numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.
Më poshtë shpërndarja e mandateve në këto katër qarqe:
QARKU BERAT
Partia Socialiste e Shqipërisë 5 mandate;
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.
Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:
Ervin Demo
Enriketa Jaho
Hysen Buzali
Fadil Nasufi
Hatixhe Konomi
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:
Enno Bozdo
Zija Ismaili
QARKU DIBËR
Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate;
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.
Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:
Blendi Klosi
Alma Selami
Agron Malaj
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:
Xhelal Mziu
Denisa Vata
QARKU SHKODËR
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5 mandate;
Partia Socialiste e Shqipërisë 4 mandate;
Partia Socialdemokrate 1 mandat.
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:
Luçiano Boçi
Kliti Hoti
Greta Bardeli
Ramadan Likaj
Bardh Spahia
Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:
Marjana Koçeku
Onid Bejleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha
Kandidati fitues i Partisë Socialdemokrate:
Tom Doshi
QARKU VLORË
Partia Socialiste e Shqipërisë 9 mandate;
Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 3 mandate.
Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:
Bledar Çuçi
Zamira Sinaj
Erjona Ismaili
Pirro Vengu
Damian Gjiknuri
Vullnet Sinaj
Brunilda Mersini
Ardit Bido
Vasil Llajo
Kandidatët fitues të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:
Bujar Leskaj
Vangjel Dule
Ina Zhupa