Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Sasia e lëndës plasëse i është vendosur godinën së biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motorësh.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në lagjen “Bashkimi”. Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur. Tritoli ishte vendosur në dritaren e biznesit, ku përballë saj është edhe një banesë.
Deri tani nuk dihet se cilat mund të kenë qenë motive e kësaj ngjarje. Zona është e mbuluar me kamera sigurie dhe Policia do të marrë pamjet filmike, të cilat mund ta ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është e mbuluar me kamera sigurie dhe Policia i ka marrë pamjet filmike, të cilat mund ta ndihmojnë grupin hetimor në identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se ato kanë filmuar një person të maskuar, i cili vendos lëndën plasëse në dritaren e objektit të biznesit të Vasillaq Bezhanit dhe më pas largohet.
Burime bëjnë me dije se në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, Vasillaq Bezhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd, duke mos qenë ndihmues për Policinë.