32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Tirana shkundet nga tërmeti në orët e para të mëngjesit! Ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë në Nikël.

Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Tiranës, Fushë Krujës dhe Durrësit. Tërmeti është regjistruar 05:04 të mëngjesit, teksa ka patur një thellësi prej 15 km. Ndërkohë, me të njëjta të dhëna e nxjerr tërmetin edhe Qendra Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat