32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Saranda nga bregdet i ‘virgjër’ u kthye në qytet betoni në shërbim të “pjeshkave” dhe “lacave me varse të trashë floriri”

Voicenews, po sjell një video të dërguar dje nga një pushues që përshkruan mësëmiri katandisjen e bregdetit të Saranës. Betonizimi dhe masakra me hapësirat publike nuk është fenomen problematik vetëm  për Tiranën, por edhe për perlën e Shqipërisë, qytetin e Sarandës. Ndërtimet pa kriter sëmundje që po e  vuan Tirana, i është ngjitur si “gripi” edhe Sarandës e cila është shndërruar në një “xhungël” të vërtetë.

Dikur një perlë e bregdetit shqiptar, qyteti i 40 shenjtorëve, vendi i 300 ditëve diell në vit, Saranda sot është kthyer në një oaz të shpërfytyruar dhe dergjet e betonizuar në mënyrë të pakthyeshme. Ndërtesat që i ngjajnë “përbindëshave në të gjithë vijën bregdetare bllokojnë edhe rrezet e diellit të cilat bien vetëm gjatë mesditës për shkak të “gllabërimit” që i ka bërë betoni gjelbërimit.

Që në hyrje Saranda paraqet një fytyrë të shpërfytyruar, pishat dhe ullishtet e dikurshme janë zëvendësuar nga ndërtimet pa kriter, me lartësi e ngjyra të ndryshme, vila e pallate, një rrëmujë e plotë që orientimin ta bën sfidues në kuptimin pezhorativ të fjalës. Problematika del në pah më së miri gjatë sezonit të verës, ku Saranda e betonizuar pa asnjë plan të mirëfilltë urbanistik ku mungon infrastruktura rrugore dhe ju “nxin jetën” pushuesve që presin me orë të tëra në trafik të rënduar.

Thuajse në të gjitha rrugët mbizotëron kaosi, mes rrotullimeve të stërzgjatura, pluhurit, trafikut dhe zhurmës. Sikur mos të mjaftonte kjo, guidat me anije që s’merret vesh se ku i shkarkojnë mbeturinat, janë një tjetër “xhevahir i zhvillimit”. Edhe banorët e Sarandës që i takonte ta ruanin qytetin, janë pajtuar me këtë situatë mjafton që marrin ca të ardhura më shumë, sigurisht në kurriz të qytetit të tyre. Saranda thjesht është kthyer në një vend nga i cili priten fitime të mëdha, nga “pjeshkat” që tërheqin klientelë të pasur, për të kaluar momente relaksi. Saranda është kthyer vend luksi për qytetarët e thjeshtë që nuk kanë mundësi të lagin femrat me pije të shtrenjta nëpër ‘shkuma party’.  

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat