Pak më shumë se vit pas martesës, marrëdhënia mes Daniele Ruganit dhe Mikela Persikos është në krizë, me çiftin që ka nisur procedurat e divorcit.
Me futbollistin të grumbulluar me Juventusin në Botërorin e klubeve, modelja po shijon pushimet si “single mama”.

Mikela mbetet tepër aktive në rrjetet sociale, teksa ndan rregullisht për ndjekësit e saj në “Instagram” video dhe foto, tashmë jo më në krah të parterit, por me djalin dhe me miqtë e saj.
