Ervin Salianji do të qëdrojë në burg, të paktën deri në seancën e radhës, pasi edhe sot Gjykata e Fierit nuk arriti dot të merrte një vendim mbi padinë e ish-deputetit për të përfituar lirinë me kusht.
Seanca gjyqësore që ishte caktuar të mbahej këtë të martë në orën 13:00 për kërkesën ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për lirimin me kusht nga burgu u shty për ditën e hënë, pasi Burgu i Fierit nuk kishte dërguar dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin e kërkesës.
Kujtojmë se Salianji kishte depozituar kërkesën në Gjykatën e Fierit, duke argumentuar se kishte përmbushur dy të tretat e dënimit me burg.