31.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Rubrika “Sy m’Sy”, Rama njofton popullin se do përpiqet të sjellë Yamal në Shqipëri, ndëkohë që po punon për samitin e NATO-s në Tiranë

Edhe pse kishte një muaj që kishte munguar në rubrikën  ‘Sy m’sy’, Kryeministri Edi Rama u shfaq sot dhe paralajmëroi hapjen e një tjetër grupkapitulli të negociatave me BE, njoftoi se kanë nisur punën për samitin e NATO-s, si dhe se janë në diskutime për të sjellë eventin “The Globe Soccer Awards”.

Rama, gjatë bisedës me qytetarët, tha se një grup inspektimi nga NATO ka ardhur në Shqipëri për të analizuar kapacitetet logjistike për organizimin e samitit në Tiranë.

“Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore”, tha Rama.

Rama theksoi se janë në diskutime për të sjellë në Shqipëri “The Globe Soccer Awards”, një event qër vlerëson arritjet në futboll. Kreu i qeverisë tha se organizatorët janë në diskutime me Madridin dhe me Tiranën për zhvillimin e edicionit evropian, ndërsa shtoi se beson dhe ka shumë arsye që zgjedhja do të jetë kryeqyteti shqiptar.

“Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që psh çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Yamalit fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, shtoi kreu i qeverisë.

Gjithashtu, Rama ndau me qytetarët edhe një plan të ri masash në Tiranë, ku sipas tij do t’i jepet fund zaptimeve me trarë, e me marrje e dhënie biletash për të parkuar makinat. 

“Jemi duke punuar me bashkinë për një plan të ri të pastrimit të të gjitha hapësirave brenda të gjitha lagjeve, nga të gjitha llojet e zaptimeve, duke nisur nga një zaptim i tmerrshëm dhe i patolerueshëm me trarë dhe me marrje dhe dhënie biletash për të parkuar makinën sepse dikush thotë kam një pronë këtu. Nuk mund të kesh pronë dhe ta përdorësh si të duash duke i vënë traun qytetarëve që jetojnë në një bllok banimi”, tha Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat