32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Dy gra nga Saranda, të afërmet e një të miture që u la në ‘arrest shtëpie’ kërcënojnë prokuroren brenda zyrës

Kemi dëgjuar për të fortë që kërcënojnë njerzit e drejtësisë, por në Sarandë duket se këtë rol e kanë marrë gratë. Një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë është kanosur brenda zyrës së saj nga dy persona. Bëhet me dije se 2 gratë janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të ndodhur pak ditë më parë në qytet.

Dy të afërmet, të pakënaqura me vendimin, janë paraqitur në ambientet e institucionit dhe kanë kërkuar takim me prokuroren teksa kanë përdorur gjuhë fyese dhe e kanë kanosur atë brenda në zyrë.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy të dyshuarat.

Ndërkohë bëhet me dije se për shkak të konfliktit të interesit, çështja i është kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila do të vijojë procedurat për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat