32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Ekzekutohet në derë të shtëpisë, 57-vjeçari në Lezhë, vëllanë ja vranë 1 vit më parë në Belgjikë (Saga e vrasjeve nis në vitin 1994)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën këtë të diel. Një 57-vjeçar në fshatin Talë është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza, i cili u gjet i pajetë brenda në makinën e tij, në oborrin e banesës, sapo ishte kthyer në shtëpi. Viktima ishte kthyer në shtëpi rreth orës 01:00 pas turnit të punës në minierën e Spaçit. Hetimet paraprake sugjerojnë se autorët e kanë pritur dhe e kanë qëlluar në hyrje të banesës.

Policia dhe prokuroria dyshojnë se vrasja mund të jetë pjesë e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjeje mes familjeve Kaza dhe Gjini, që ka nisur në vitin 1994 me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen. Për atë ngjarje u dyshuan vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën menjëherë pas vrasjes.

Tre vite më pas, në vitin 1997, vëllai i viktimës, Martin Kaza, mori hak duke vrarë vëllezërit Gjini në qendër të qytetit të Laçit. Për këtë krim ai u dënua me 22 vite burg.

Hakmarrja u rikthye në 30 prill të vitit 2024, kur në Bruksel u vra Agustin Kaza, një tjetër vëlla i Pjetrit. Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal shqiptarësh në lagjen Schaerbeek, ku fillimisht mbeti plagosur dhe ra ne koma dhe nje jave me pas, me 6 maj 2024, do të nderronte jete ne spital.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër. Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e fundit në Tale e çon në tre numrin e viktimave të familjes Kaza në këtë konflikt të përgjakshëm që vijon prej më shumë se 30 vitesh. Autoritetet kanë nisur hetime të thelluara për të zbuluar autorët e atentatit dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një valë të re hakmarrjesh në këtë sagë të vjetër kriminale.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat