Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian.
Ai i kërkon trajnerit brazilian që t’i japë mundësinë për t’ua vënë në dispozicion këtë lloj stërvitje futbollistëve të kombëtares para ndeshjes me Serbinë, që kuqezinjtë të fitojnë me një rezultat të mirë.
Më herët, Selami Jenisheri i është drejtuar edhe Armando Dukës, ku i kërkonte që “aftësitë e veçanta” që ai disponon t’i vinte në shërbim të kombëtares, por siç duket, pasi nuk ka marrë përgjigje, ka vendosur t’i shkruajë vetë Silvinhos.
Letra e plotë
