Pak ditë më parë Apolonia fitoi Kupën e Shqipërisë në futboll për vajza, teksa shkatërroi në finale Egnatian me rezultatin 5-1, takim i zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave” në Tiranë.
Ky ishte trofeu i dytë radhazi i Kupës për ekipin fierak, ndërsa lojtaret tashmë po shijojnë pushimin e merituar pas një sezoni të lodhshëm. Ahlice Da Silva Guedes, futbollistja braziliane, e cila gjeti rrugën e rrjetës edhe në finale, ka menduar t’i trazojë ujërat me disa publikime në rrjetet sociale, taksa po merr rreze dieli në plazhin e Vlorës.

20-vjeçarja braziliane shfaqet në çaste relaksi pas suksesit në Kupë, ndërsa tërheq vëmendje me disa foto nga bregdeti. Me të pasmet në plan të parë, Ahlice pozon me bikini, duke bërë diferencën jo vetëm në fushën e lojës por edhe në plazh.
