32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Shpërthim me tritol në derën e një lokali në Berat, fëmijët e pronarit të plagosën në mars një të moshuar (Ja dyshimet e para)

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat. Mësohet se lokali ku u hodh lënda plasësë prej dy vite që është jashtë funksionit. Sipas raportimeve pronari i lokalit nuk ka probleme por dy djemtë e tij janë problematikë.

Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.F. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Djemtë e pronarit plagosën një të moshuar në mars

Pak muaj më parë më datë 24 mars, rreth orës 19:00 në një lokal në lagjen e Çelepias dyshohet se për motive të dobëta, 37-vjeçari me inicialet A. F. ka plagosur me thikë një 85-vjeçar. I moshuari ndodhet në spital. Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit dhe vëllait të tij.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të një 85-vjeçari, në lagjen “Çelepias”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar si bashkëpunëtor i shtetasit A. F., vëllai i tij, shtetasi T. F., 28 vjeç. Vijojnë kërkimet për kapjen e 2 shtetasve, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat