30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

U raportua se vdiq, madje i shprehu ngushëllime familjarëve edhe Rama, Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por zemra e tij rreh ende

Lidhur me lajmin që qarkulloi gjatë gjithë ditës së sotme, për ndarjen nga jeta të Artan Lames, për të shprehën ngushëllime dhe personalitete nga më të larta të vendit, sot në mbrëmje, pas gati 12 orësh, familja e tij njoftoi se Lame nuk ka vdekur.

Gjatë operacionit ai ka kaluar në koma cerebrale, dhe po mbahet në jetë me aparatura. Sipas familjarëve Artan Lame nuk është i vetëdijshëm, por zemra i rreh ende. 

Ditën e sotme u tha se Artan Lame ndërroi jetë në Gjermani, pas një ndërhyrje të vështirë në zemër dhe se humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Lame është një nga publicistët, dhe studiues i historisë shqiptare nga më të mirët në vend.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat