32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Atentat mafioz në Durrës, ekzekutohet me automatik 29-vjeçari me precedent të mëparshëm penal (Emri, detaje+video)

Një atentat mafioz ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë natës (20 maj), ku një i ri 29 vjeç është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri.

Referuar të dhënave të para viktima e identifikuar Ermir Dedja, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital. Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 ndërsa autorët persona të maskuar dyshohet se pas krimit u larguan nga vendngjarja me një automjet.

29-vjeçari ka qenë duke zbritur nga makina e tij, kur autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi. Mësohet se Ermir Dedja fillimisht mbeti i plagosur dhe kanë qenë banorët e zonës në vendin e ngjarjes, të cilët e transportuan në spital, por për shkak të plagëve të marrë ai ndërroi jetë.

Në njoftimin për shtyp Policia tha se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Nga pamjet nga vendngjarja duket se plumbat kanë prekur edhe xhamin e një biznesi aty afër.

E shkuara e viktimës

Ermir Dedja nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës. Në vitin 2017, mësohet se Ermir Dedja ka qenë i përfshirë në një plagosje me armë zjarri në vitin 2017, i cili në atë kohë u vu në pranga si bashkëpunëtor në plagosje.

Ende nuk ka detaje të hollësishme në lidhje me krimin, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për të hedhur dritë mbi ekezekutimin. Një banor i zonës tha jashtë kamerave se në fillim kur dëgjoi të shtënat mendoi se ishin fishekzjarre.

Njoftimi i policisë Durrës

“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat