32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Zbulohen 3 shtetet europiane të cilat sot mbajtën zgjedhje

Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane. Më poshtë detaje nga zgjedhjet në këto shtete.  

Tre vendet

Rumania: Është raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale. Votuesit po zgjedhin midis nacionalistit George Simion dhe kryetarit liberal të Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan. Zgjedhjet vijnë pas raundit të parë, i cili u zhvillua më 4 maj 2025.

Polonia: Aty janë gjithashtu zgjedhje Presidenciale, por janë raundi i parë. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, do të ketë një balotazh midis dy kandidatëve kryesorë më 1 qershor 2025.

Portugalia: Aty po zhvillohen zgjedhje të përgjithshme, për 230 vendet në Parlamentin me një dhomë. Zakonisht, udhëheqësi i partisë më të madhe pas zgjedhjeve bëhet kryeministër (pra pak a shumë e njëjta formulë si në Shqipëri). 

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat