30.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

KQZ rrëzon opozitën: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur lidhur me procesin e numërimit të votave.

Celibashi ka njoftuar se në kutitë e votave të diasporës të ardhura nga Greqia, nuk është konstatuar asnjë problematikë dhe nuk janë vlerësuar të parregullta.

Ai tha se KQZ ka vendosur që menjëherë të nisë procesi i numërimit të tyre. 

“Asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt. Ndaj për këtë arsye, komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky numërim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi. 

Votat e mbërritura nga Greqia u lanë pezull pas kërkesës së bërë nga PD drejtuar KQZ, por pas këtij vendimi, PS e ankimoi në KAS, dhe ky i fundit i dha të drejtë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat