Dy shtetas të huaj që po udhëtonin me motor janë aksidentuar në aksin rrugor Himarë-Qeparo më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë dhe për pasojë ata janë rrëzuar duke marrë dëmtime të rënda në trup.
Policia e Himarës si dhe ambulanca kanë mbërritur, ndërkohë që të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht gruaja pasagjere në motor ndërroi jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P. Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit” thuhet në njoftimin e policisë.