12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Shkrumbohet autobusi në Durrës, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një autobus ka marrë flakë në lëvizje pasditen e sotme në një nga rrethrrotullimet në lagjen 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi ka arritur të ndalojë mjetin dhe të nxjerrë pasagjerët në kohë.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat