Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e heshtjes zgjedhore nga politika, institucionet dhe përfaqësues të ndryshëm, përfshirë edhe rrjetet sociale.
Përmes një njoftimi të publikuar sot Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi kërknon nga partitë politike të respektojnë heshtjen zgjedhore.
KQZ i tërheq vëmendjen subjekteve zgjedhore se nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale në asnjë formë.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale. Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, thuhet në këtë njoftim të postuar në llogarinë e KQZ në rrjetin social Facebook.
