12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Incidenti i dytë i Giro d’Italia, qytetarët cajnë rrethimin dhe rrëzojnë çiklistin gjatë garës

Mos informimi dhe mungesa e sensibilizimit nga organizatorët e “Giro d’Italia” në Shqipëri është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, pasi qytetet janë kthyer në një kolaps të plotë.

As ambulancat në zona të ndryshme nuk kanë deportuar pasi rrugët janë bllokuar jo vetëm për automjetet, por edhe për qytetarët, të cilët kanë mbetur të bllokuar kur janë kthyer nga puna.

Policia për shkak të bllokimit të rrugëve për “Giro d’Italia”, i ka detyruar qytetarët që të kalojnë poshtë urës së Lanës.

Gjithsesi, ka qytetarë që “rebelohen” dhe e thyejnë rregullin duke i shpëtuar edhe mbikëqyrjes së efektivëve të Policis. Kjo ka sjellë edhe incidente me çiklistët.

Sikurse shihet në videon e mëposhtme, disa qytetarë kanë kaluar koordonin e Policisë, duke kaluar rrugën mes për mes, por njëri prej tyre është përplasur me një çiklist. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe e ka ndërprerë momentalisht garën.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat