12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

‘Asfalt elektoral’, Prokuroria Elbasanit ndalon 2 zyrtarë të Bashkisë Belsh, pronarin dhe punonjësin e një subjekti ndërtimi

Prokuroria Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale.

Nëpërmjet një njpoftimi për shtyp, punonjës të IMT Bashkia Belsh, kanë lejuar që subjekti ‘V.H’ shpk të shtrojnë rrugët e Belshit pa projekt. Personat e ndaluar janë Fation Muça dhe Lorenc Hoxha, ndërsa në kërkim janë shpallur administratorët e subjektit Besnik Hysa e Dhiogjen Kristo. Nga ana e subjektit “V.H.” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm”  parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Sa më sipër në datë 10.05.2025 nga Prokurori i çështjes është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve të sipërcituar. Nga policia gjyqësore është ekzekutuar ndalimi për dy shtetas, janë ushtruar kontrolle vendesh si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy shtetasve. 

Rasti u hetua pasi kryetari i PD në Belsh, denoncoi me video përmes një postimi në rrjete sociale shtrimin e asfaltit një javë para zgjedhjeve.

“Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “V.H” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale. Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat