12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

“Ekstradimi i babait vrasës” Kërkesa ‘pending’ në Liban! Pritet të marret në pyetje mamaja Rayan Alwan

Nuk ka ende një vendim përfundimtar mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës që ju ka dërguar autoriteteve të drejtësisë libaneze për të ekstraduar 49-vjeçarin Fadi Alwan, i cili akuzohet për  vrasjen e të bijës Rayan Alwan, e cila u qëllua për vdekje nga i ati teksa kishin ardhur në Shqipëri si turiste.

Prej kohësh Prokuroria e Tiranës thotë në shkresa se kërkesa për ta ekstraduar nga Bejruti bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit.

Kërkesa prokurorit i është përcjellë pak ditë pasi palestinezi Fadi Alwan u arrestua në Liban, dhe prangosja e tij iu njoftua Shqipërisë përmes Interpolit. Ndaj babait vrasës, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në mungesë për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Babë e bijë udhëtuan nga gjermania drejt Tiranës dhe morën një shtëpi me qira online, ndërsa u prezantuan si çift. Pesë ditë më vonë krimi u zbulua nga pronarët e hotelit kurse policia e gjeti 24-vjeçaren të masakruar me armë të ftohtë. I dyshuari kishte fshirë çdo gjurmë të vrasjes dhe ishte larguar.

Një kërkesë e dytë është përcjellë përmes letërporosisë drejt Gjermanisë ku prokurori i çështjes kërkon informacione nga të afërm të viktimës mbi problemet dhe konfliktet e mundshme.

Një ndër personat që kërkohet të pyetet është  edhe e ëma e 24-vjeçares si dhe të afërm të tjerë. Trupi i Rayan Alwan u tërhoq nga të afërm të saj.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat