12.5 C
Tirana
Monday, May 12, 2025

Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Luiz Ejllin, a do ti hy politikës? Zbulohen gjyqtarët që dhanë vendimin

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shpallur të pafajshëm ish fituesin e Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli. Ky vendim i hap rrugë ambicjes së tij për tu angazhuar në funksione publike apo politike.

Vendimin për Luiz Ejllin dhe Fatmir Avdurramanin të akuzuar për falsifikim dokumentesh e dha treshja e gjyqtarëve Brikena Lubonja Relatore, Dritan Hasani dhe Genti Shala Anëtarë.

Apeli ka prishur vendimin e Shkallës së Parë të Fierit, duke i shpallur të dy të pafajshëm. Nga Gjykata e Fierit, Luiz Ejlli dhe Avdurramani u dënuan me 1 vit burg.

Luiz Ejlli u akuzua se gjatë kohës që ushtronte profesionin e noterit ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal të shtetasit Fatmir Avdurramani.

Historia daton në vitin 2021, kohë kur Prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të Avdurramanit si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka pranuar me këtë vendim kërkesën ankimore të Avokateve të Ejllit duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit ish noterin Luiz Ejlli dhe biznesmenin Fatmir Avdurramani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat