12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Zgjedhjet e 11 majit, qeveria miraton shtyrjen e afatit deri më 31 maj të ID-ve që kanë skaduar

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ka marrë vendimin për shtyrjen e afatit për dokumentet e identitetit që u ka skaduar ose u përfundon më 11 maj, shtetasit me vendbanim brenda territorit të Shqipërisë.

Vendim u mor pasi rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj, dokumente që janë domosdoshme për të votuar.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

“Ministria e Brendshme në bashkëpunim me KQZ, institucionet  e varësisë, si Shërbimi i Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, kanë ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët tanë jashtë dhe brenda kufijve. Janë marrë ndërkohë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nga pikëpamja e sigurisë. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor” tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat