Mbi 30 persona janë shoqëruar dhe 1 i arrestuar është bilanci i përleshjes fizike gjatë përmbylljes së mitingut të PD-së në Elbasan.
Voicenews.al ka konfirmuar se ndër personat e dhunuar është djali i deputetit Luçiano Boçi ish drejtues politik i qarkut Elbasan dhe sot udhëheq listën e PD në qarkun Shkodër.
Rrethanat janë të paqarta, por sipas demokratëve, është dhunuar roja i stadiumit, i cili nuk hapte derën e stadiumit për të hedhur fishekzjarret nga tarraca, ndryshe nga çfarë kishin dakordësuar në fillim
“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojen e stadiumit.” – ka thënë për mediat kandidati i PD-së në Elbasan Aurel Bylkbashi.
Ndërkohë, mediat raportojnë se i dhunuar ka mbetur edhe djali i ish-deputetit Luçiano Boçi, Parid Boçi. Ky i fundit ka marrë një të çarë në kokë gjatë sherrit dhe është transportuar në spital, por pa lëndime serioze.