Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.
Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmë mjekësore.
Si pasojë e bllokimit të trafikut është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
“Një kamion është përplasur me një ambulancë, dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë , policia, ambulanca , një mjet zjarrfikës dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti” thuhet në njoftim.