Prokuroria e Posaçme (SPAK) 3 (tre) ditë para mbylljes së fushatës elektorale, publikoi të dhënat për krimet zgjedhore deri më datë 5 maj. Referuar këtyre shifrave të bëra publike për mediat, SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese, ndërsa 25 nga partitë politike. Ndërkohë, nga 35 procedimet penale që janë regjistruar, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – pra të iniciuara nga SPAK.
Spak ka administruar115 materiale kallëzuese
Kallëzime nga subjekte politike
Referime nga Policia e Shtetit
Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Denoncime nga Platforma Online
Denoncime nga qytetarët
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, SPAK ka intensifikuar takimet me prokurorë, ku edhe sot u zhvillua në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu ka ngritur edhe një zyrë të përbashkët me KQZ dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ku që prej fillimit të prillit, janë vendosur oficerë të BKH, të cilët punojnë për monitorimin e fushatës online apo në media.
“Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.
Veprat penale për krimet zgjedhore:
Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Korrupsioni pasiv në zgjedhje
Grupet kriminale në zgjedhje
Çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë