18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Krimet elektorale në lupë, SPAK dhe BKH takim me prokurorët e Elbasanit (Pamje nga përfundimi i takimit)

Dy Prokurorët e SPAK-ut, Ols Dado dhe Ened Nakuçi të shoqëruar nga strukturat e Byrosë kombëtare të Hetimit zhvilluan një takim në Prokurorinë e Elbasanit bashkë me strukturat e policisë së qarkut në kuadër të hetimit të krimeve zgjedhore.

Voicenews.al ka siguruar edhe pamjet nga momenti i përfundimit të takimit. Të pranishëm në takim ishin drejtuesi dhe zv.drejtuesi i Prokurorisë dhe prokurorët e tjerë të Elbasanit, drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit dhe shefat e komisariateve. 

SPAK tashmë ka ngritur zyra në 12 qarqet e vendit në funksion të Task Forcës për luftimin e krimeve zgjedhore. “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi deri në fund të majit. Në krye të kësaj Task-Force është kryeprokurori Altin Dumani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat