Kjo do të jetë ndeshja e 18-të në një kompeticion të rëndësishëm Europian mes Interit dhe Barcelonës. Vetëm Bajern-Real Madrid (28), Juventus-Real (21) dhe Inter-Real Madrid (19) janë luajtur më shumë në histori. Dy ndeshjet e fundit mes të dyja skuadrave kanë përfunduar 3-3.
Lautaro Martinez “vrapon” drejt një fanelle titullari për mbrëmjen e sotme në “San Siro” kundër Barcelonës. Ashtu siç bën edhe bomberi polak i katalanasve në anën tjetër, Robert Levandovski. Të dy do të jenë të gatshëm, por janë pikëpyetjet e mëdha për trajnerët Simone Inzagi dhe Hansi Flik.
Ndeshja e parë përfundoi 3-3 në Barcelonë, por skuadra nga Serie A ishte në avantazh 2-0 dhe 3-2 gjatë asaj ndeshjeje. Zikaltrit do të synojnë të marrin një avantazh dhe ta mbajnë atë në ndeshjen e dytë kundër Barçës. Skuadra italiane do të dëshironte që ende të vlente rregulli i golit jashtë fushe, pasi shënuan tri herë në Spanjë. Por nuk vlen më dhe kjo e bën më të vështirë arritjen në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit.
Barcelona ka humbur dy ndeshje jashtë fushe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Kjo përfshin edhe ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Borussia Dortmundit. Barça nuk ka arritur në finalen e këtij kompeticioni që prej dhjetë vitesh. Ata do të donin të vinin në Milano me një avantazh, por pasi u gjendën në disavantazh 2-0 në ndeshjen e parë, barazimi 3-3 në fund ishte një rezultat i mirë. Ata janë ende në garë për të fituar tripletën: La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.
Parashikimi: Kualifikohet Barcelona 58%
