18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha thumbon PS nga Burreli: Rama solli kryebixhozxhiun e Shqipërisë Blendi Klosi, për të udhëhequr qarkun Dibër

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Mat, akuzoi kryeministrin Edi Rama për emërime të papërgjegjshme dhe për keqqeverisje të madhe.

Në qendër diskurit të tubimit elektoral ishte drejtuesi politik i PS në Dibër, Blendi Klosi, të cilin Berisha e cilësoi si “kryebixhozxhiun e Shqipërisë” dhe e akuzoi se “luan bixhoz me apartamente”. Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë si Agron Malaj dhe Belinda Balluku, duke thënë se Rama po rrethohet me figura të korruptuara dhe të pashpresa. “Raca juaj do të ketë vendin që meriton,” u shpreh Berisha, duke premtuar ndëshkim për të gjithë ata që, sipas tij, kanë abuzuar me pushtetin.

“Edi Rama je i pashpresë. Ke futur si veten, Agron Malajn, Lubi Ballukun, ke prurë kryebixhozxhiun e Shqipërisë Blendi Klosin. Ku është ai? Udhëheqësi i tij në Dibër, njeriu që luan bixhoz me apartamente. Raca juaj do të ketë vendin që meriton” tha Berisha.

Më tej, Berisha nuk la jashtë vëmendjes edhe ish drejtuesen e qarkut Dibër, duke theksuar se “Lubi Balluku lanë menderen e makinës së saj 10 mijë euro dhe të sëmurët vdesin. Kjo xingla-mingla, kjo makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj, me paratë tuaja. Unë jam këtu, jam Sali Berisha dhe ua jap fjalën matjanëve dhe shqiptarëve se ai kurrë nuk do shpëtojë. Ai do përgjigjet një më një për ato që i ka bërë Matit dhe Shqipërisë. Edi Rama është futur në rreth të kuq. Rezolutat botërore e damkosin fjalë për fjalë me ato që kemi thënë ne. Ndërkombëtarët nuk do të firmosnin asnjëherë fjalët tona, nëse s’do ishin të vërteta”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat