Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e sotme, një vrasje me thikë ka ndodhur në lagjen Gjuhadol, ku një turist i huaj, dyshohet amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten. Burri është transportuar në spital.
Ai ka marrë dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Identiteti i autorit dhe viktimës së krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e kësaj të premte në Shkodër.
Mësohet se shtetasi amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshortne e tij, shtetasen amerikane Sandra Holley, 53 vjeçe. Pasi ka vrarë partneren, autori ka tentuar t’i japë fund edhe vetes duke prerë damarët. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e banese të marrë me qira në lagjen “Gjuhadol” në afërsi të Pedonales, pranë Kishës Françeskane. Ende nuk dihen motivet e krimit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Shkodër ku një turist amerikan i identifikuari si Brandon Saporito masakroi bashkëjetuesen me mjet prerës dhe më pas tentoi të vetëvritej.
Policia bën me dije se Saporito ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S. Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.