Një shpërthim i inspenuar me lëndë plasëse, me qëllim përfitimin e azilit, ka ndodhur gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”. Si pasojë e shpërthimit ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Konkretisht lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.
Për këtë rast policia ka vendosur në pranga pronarin e apartamentit në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata akuzohen për mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone dhe inskenim të ngjarjes kriminale.
Raportohet se kryefamiljari Ardit Pepa ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për të përfituar azil në një vend të BE-së. Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes, ndërsa u dëmtuan xhamat e disa apartamenteve në pallat.
Në kamerat e sigurisë u fiksua një burrë, i cili ka qarkualluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.