12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Qeveria ndryshon buxhetin 10 ditë para zgjedhjeve, financon 10 milion dollarë Start up-in e Mira Muratit! A do e lejojë KQZ?

Qeveria ka vendosur që 10 ditë përpara zgjedhjeve të ndryshojë për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit 2025. Për këtë qëllim Ministria e Financave i është drejtuar me një shkresë për opinion Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo procedurë ndodh sepse në Kodin Zgjedhor 4 muaj nga dita e zgjedhjeve është e ndaluar të merren ose miratohen vendime të cilat kanë efekte financiare. Në kuptim të ligjit elektoral kjo periudhë 4 mujore ka nisur në datën 11 Janar dhe përfundon ditën e zgjedhjeve në 11 Maj.

Por Këshilli i Ministrave ka ndryshuar buxhetin e shtetit përmes procedurës urgjente të aktit normativ për të akorduar shumën prej 10 milionë dollarësh si financim pjesmarrje në kompani. Financat e kanë argumentuar “nevojën” dhe “urgjencën” për këtë ndryshim të shpejtë të buxhetit me akt normative, me faktin se financimet për startup-in e Mira Muratit duhet të realizohen sa më parë.

Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovaciont ka argumentuar se startupi i drejtuar nga Mira Murati është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, që pritet t’i sjellë përfitime edhe Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe sa i përket imazhit të vendit dhe pozicionimit në komunitetin botëror teknologjik.

Ky financim prej 10 milionë dollarë sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.

Më 15 prill kryeministri Edi Rama për herë të parë tregoi që Shqipëria do jetë bashkëfinancuese, e start up-it më të ri të Mira Muratit në fushën e inteligjencës artificiale quajtur, “Thinking Machines Lab”. Gjatë një vizite në një kompani, kreu i qeverisë tha se ka ardhur koha që shteti të ‘hyjë’ nëpër kompani, që të ndihmojë në financimin e tyre, dhe të ketë gjithashtu përfitimin e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat