12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

“Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg”, Berisha mesazh kryepolicit Proda për vjedhjen vjedhjen e votave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa sulmoi edhe Ballkanin e Hapur, duke thënë se pas 11 majit “do e hedhi në kosh”, pasi është projekt i “argatit të Vuçiçit”, teksa i referohej kryesocialistit Edi Rama.

Berisha nuk kurseu akuzat as për kryepolicin Ilir Proda duke e quajtur “Proda Matrixi”, teksa paralajmëroi se përveç shpalljes organizata terroriste të grupeve kriminale që ndërhyjnë në zgjedhje, do të ketë edhe dënime me “nga 1 vit burg për çdo votë të vjedhur”.

Kreu i PD hodhi akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Rama, se po bën fushatë me fjalor banal për të hequr vëmendjen, duke folur për çyrykë e bufa, teksa e paralajmëroi për çështjen McGonigal.

“Po krahu tjetër? Del e flet me një mask në fytyrë, nga takimi në takim, jo po çyrykët, bufi, këneta, zhapikët e zhabat, përpiqet me banalitete përpiqet dhe kujton se do i bëjë shqiptarët të harrojnë ato që ka bërë dhe të japi llogari për ato që ka bërë. Ka hequr doë nga premtimet, por zakonin s’e harron. Gënjeshtra dhe merr copa nga programi jon dhe i shet si të tijat. A të thërret e ndjek hija e McGonigalit! Siç nuk ndahet tymi nga bloza, nuk ndahet Rama nga McGonigali. Ai ka thënë atje se paratë ia dha Rama. Ky është krim. Garantoj se pas 11 majit do marrë dënimin që meriton dhe ky është vetëm fillimi, se proceset ndaj tij nuk kanë fund”, u shpreh Berisha.

Në fund, teksa hodhi thirrje për fitoren e 11 majit, Berisha përsëriti premtimin se do shpallë organizata terroriste grupet kriminale që përfshihen në fushatë elektorale për vota, duke akuzuar edhe kryepolicin Ilir Proda.

“Paralajmëroj bandat kriminale se do i shpall organizata terroriste pas 11 majit, ato bashkë me Ramën dhe taulant Ballën. Terroristë. Ithem edhe Ilir Prodës, Prodës së Matrix-it, që nga një komisar u bë drejtor. Për çdo votë do keni 1 vit burg. Do ju presi ajo që s’ua pret me ndja. Mos ndërhyni në vulnetin e qytetarëve. Asgjë s’na ndal ne në marshin e fitores, 11 maji është ndryshimi i madh, është radha jonë”, përfundoi ai.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat