13.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Çfarë po ndodh? Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Laç–Mamurras

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi i mjetit ka vënë re flakët që nisën të përhapeshin nga pjesa e përparme e makinës.

Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat