18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Një tjetër ministër “rrëfehet” në Prokurori, zbulohet çështja për të cilën dëshmoi për 4 orë Ministri Mazniku

Ministri Arbjan Mazniku është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, për rreth 4 orë.

Burime bëjnë me dije se ai ka dëshmuar në lidhje me një kallëzim të Belind Këlliçit për rrugën “Xhon Belushi” në Tiranë, para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, kur ai kandidonte për kryetar Bashkie përballë Erion Veliajt.

Rruga “Xhon Belushi” ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese. Një ditë pas denoncimit të Këlliçit, tenderi fiktiv me fond limit prej 471 milionë lekësh u anulua.

Partia Demokratike kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai ishte thirrur sot për të dhënë dëshminë e tij.

Burime për mediat pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale dhe Arbjan Mazniku është zyrtar i lartë, kompetence për të cilin e ka detyrë vetëm SPAK-u për ta hetuar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat