Kategoria Superiore ul sot siparin e sezonit të rregullt dhe si rrallëherë në lojë është gjithçka, duke filluar nga vendi i parë, për të shkuar tek i fundit. Në orën 15:30 luhen paralelisht të 5 sfidat e këtij kampionati që do të përcaktojnë jo vetëm renditjen në “Final Four”, por edhe luftën për mbijetesë.
Dy sfida direkte për vendin e katërt dhe pjesëmarrjen në “Final Four” luhet në stadiumin “Arena e Demave” mes Partizanit që ndjek tashëm Elbasanin dhe Korçë, është sfida tjetër direkte për mbijetesën, mes Skënderbeut dhe Bylisit.
Jo pa rëndësi janë ndeshjet e tjera, pasi Egnatia-Teuta është përcaktuese për vendin e parë dhe një çek prej 100 milionë lekësh që garanton ai. Ndërkohë, Vllaznia-Laçi dhe Dinamo-Tirana janë të dyja përcaktuese për renditjen dhe “bonusin” e gjysëmfinales në “Final Four”, por edhe për luftën për mbijetesë me dy skuadrat udhëtuese të dënuara për të marrë fitore.
Java e fundit:
Partizani-Elbasani
Skënderbeu-Bylis
Egnatia-Teuta
Vllaznia-Laçi
Dinamo-Tirana