18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Zbulohet kush e zëvendëson Ferdinand Xhaferrin! Kandidatja e PS, e shikon të pamundur që të sjelli ‘hënën’ në Vlorë (Video)

Prej dy javësh në fushatë elektorale, për zgjedhjet e 11 majit, duket se edhe këto zgjedhje nuk do mungojnë kandidatët që studiojnë se si mund të përfitojnë nga dielli apo hëna. Kësaj radhe është Partia Socialiste nëpërmjet kandidates së saj, që ka studiuar mundësitë që të sjellë hënën në Vlorë. Ndërsa në pamundësi për të sjell hënën, sikurse ndodhi dhe me Ferdinand Xhaferrin me cilësinë e diellit, kandidatja e PS thekson se Vlora i ka arritur majat.

Më tej, sipas kandidates së PS banorët e qytetit bregdetar nuk mund të kërkojnë ndryshime, pasi në Vlorë është arritur gjithçka. Madje kandidatja nuk e di që Rama ka 3 mandate dhe synon mandatin e katërt, por thekson se Rama ka bërë shumë në këto 4 mandate.

Ndërsa më tej ajo vazhdon me një qasje arrogante teksa iu thotë pjesëmarrësve se hënën nuk mund të ua sjellin në tokë dhe se ata të bëhen shkencëtar si Anjshtani.

“Dëgjoni, më vjen keq, por nuk mund të kërkoni ndryshime në Vlorë dhe Vlora do bëhet më mirë! Sepse hapni sytë o çuna, o goca, o vlla o motra, hapni sytë! Vlora ka arritur majat! Hënën nuk mund të ua japin se nuk e marrim dot hënën dhe ta sjellim në tokë. Si mund ta sjellim? Bëhu Anjshtanji! Ik bëhu shkencar (shkencëtar), bëhu shkencëtar që mund të na çosh në hënë. Në këto 4 mandate që PS ka dhënë, bërë dhe është në Vlorë, ka bërë ndryshime”, tha kandidatja e PS.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat