12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Furça e dhëmbëve “i bën gropën” 20-vjeçarit shqiptar që punonte në shtëpi bari! Autoritetet britanike e identifikojnë prej ADN-së

Ja doli t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal që dërgoi një 20-vjeçar shqiptar në burg në Britaninë e Madhe. Amarildo Huba u përpoq të arratisej duke u hedhur nga dritaret e katit të tretë kur policia mësyu në “shtëpinë e barit” ku po punonte.

Ngjarja ndodhi më 19 mars të vitit të kaluar. Në të vërtetë 20-vjeçari ia doli t’i ikte policisë, por vetëm për pak kohë. Policia gjeti në “shtëpinë e barit” një furçë dhëmbësh ku i morën ADN-në dhe vërtetuan përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal.

Shqiptari u gjurmua dhe u vu në pranga në Shkurt të këtij viti. Sipas mediave në tre katet e ndërtesës ku ai rrinte, kujdesej për 519 rrënjë kanabisi. Ato do të kishin prodhuar 45.5 kilogramë hashash sipas mediave dhe nëse do dilte në treg do kishte një vlerë mbi 500 mijë Paund.

Huba pranoi se po punonte thjesht si “kopshtar”, pasi donte të lante një borxh prej 6 mijë Paundësh që e kishte kur kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Por pavarësisht justifikimeve, shqiptari u dënua me 15 muaj burg.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat