13.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Djali i ish-deputetit Mhill Fufi dhunohet me shkopinj bejzbolli në një lokal të njohur në rezidencën ku jetojnë 70% e VIP-ave shqiptar

Djali i ish-deputetit Mhill Fufi është dhunuar me sende të forta nga disa persona ende të paidentifikuar në rezidencën e vilave “Rolling Hills” mbrëmjen e sotmei. Kristi Fufi, 19 vjeç, ka marr plagë në trup dhe ka përfunduar në spital nga.

Referuar burimeve policore, fillimisht kanë qenë disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj bejzbolli dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar 19-vjeçarin.

Dyshohet se një prej agresorëve ka pasur edhe një armë zjarri në dorë por nuk ka qëlluar. I riu i dhunuar ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

Fillimisht kanë qenë disa persona me makinë, të cilët kanë nxjerrë shkopa bejsbolli dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar duke i shkaktuar plagë në kokë dhe trup.

Sapo kanë mbërritur, agresorët nuk e kanë gjetur të riun dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Dyshohet se një prej tyre ka pasur pistoletë në dorë por nuk ka qëlluar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të “Rolling Hills”, ndërsa agresorët janë ende të paidentifikuar. Kristi Fufi, i cili e denoncoi vetë ngjarjen, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vetë Mhill Fufi ka qenë përfshirë dikur në një konflikt të ashpër me armë zjarri, gjatë zjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat