13.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër, përndoqi dhe kërcënoi disa persona, mes tyre edhe pasardhësin e saj

Ende pa mbushur tre muaj nga shkarkimi si drejtoreshë e Spitalit të Peshkopisë, Irini Shehu, u vu në prangat e policisë pasi përndoqi dhe kërcënoi disa persona. 44-vjeçarja u vu në prangat e Policisë së Dibrës këtë të mërkurë, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kërcënuar e përndjekur disa persona.

Sipas policisë së Qarkut Dibër, ish-drejtoresha ka përndjekur drejtorin aktual të Spitalit të Peshkopisë, Rruzhdi Deda, që e zëvendësoi në këtë detyrë pas shkarkimit të saj, për shkak se goditi me mjete metalike shefin e Financës të spitalit, Shaban Uklala.

Pas ngjarjes, gjykata urdhëroi që 44-vjeçarja të mos ushtrojë më detyrën si mjeke pranë spitalit, urdhër që është thyer këtë të mërkurë nga ish-drejtoresha, e cila ka shkuar në ambientet e Spitalit Rajonal të Peshkopisë dhe ka debatuar me punonjësit.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në ambientet e spitalit, duke prangosur 44-vjeçaren.

Pas shkarkimit nga detyra për dhunën e ushtruar ndaj punonjësit Uklala, ish-drejtoresha Shehu, e cila hetohej në gjendje të lirë, ishte denoncuar edhe nga punonjës të tjerë të spitalit për fyerje dhe kërcënime me mesazhe dhe thirrje telefonike.

Vetë Shehu e ka cilësuar arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat