18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

‘Të votosh kënetën je politikisht autik’, kjo deklaratë shkaktoi tërmet në rrjetet sociale dhe uli me një pikë në sondazhe PS, Rama kërkon ndjesë: Term i gabuar! 

Kryeministri Edi Rama është tërhequr, pasi pati një “lumë” reagimesh kundër, në lidhje me deklaratën gjatë një takimi të sotëm në kuadër të fushatës, duke i konsideruar “autik” ata që votojnë opozitën. Rama pritej të kërkonte ndjesë në takimin e radhës elektoral, për të minimizuar efektin e ‘gafës’, por sondazhet e pêrditshme nga shtabi elektoral përshkruan një rënie me 1 pikë të PS, për shkak të sensibilitetit ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe.

Për t’i dalë të keqës përpara, Kryeminsitri Rama i këshilluar edhe nga ekipi i fushatës, nuk priti deri tubimin e radhës elektoral, por postoi në orët e vona një video së bashku me ndjesën përkatëse.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama thekson se i ka dalë padashje, duke cënuar fëmijët autik dhe duke lënduar prindërit e tyre.

Kryesocialisti pranon se ka gabuar, teksa nuk e le rastin e pa e shfrytëzuar për fushatë ku premton se do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veantë.

“Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë. Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoje çdo energji timin që t’i japim mësimin e merituar për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi”, tha Rama në reagimin e tij.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat