12.3 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama takim me fermerët në Berat: Kemi një instrument të ri për bujqësinë! Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Berat me fokus të programin “Shqipëria 2030 për fermerët, bujqësinë, zhvillimin rural”. Në fjalën e tij Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me instrumentin e ri financiar, linjën  e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë,  që lehtëson aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Rama theksoi edhe rëndësinë e agro-turizmit dhe bujqësisë si shtylla të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

“Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit mes fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%. Ne nëpërmjet AZHBR e shoqërojmë këtë proces, mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton.  Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte.”, u shpreh Rama.

Më tej Rama tha se hyrja në BE është sikur të “vësh” mushkëri të reja. Këtë mundësi historike, tha Rama, nuk duhet humbur për ‘mustaqet e Çelos’.

“Na duhet të kapim dhe të mos lëshojmë këtë shans për mustaqet e Çelos. Ti bëjmë yzmetin këtij shansi dhe të kemi frymëmarrje tjetër. Është si të vësh mushkëri të reja dhe të vraposh me një shpejtësi më të lartë. Nuk mundet dot t’i lësh pa i vënë se ke disa politikëra në kokë. Kjo është kombëtare” theksoi nër të tjera Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat