18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Edhe pse KPA e riktheu në sistem, shkeljet disiplinore nuk u harruan! KLGJ pranon kërkesën e ILD, “Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj

Edhe pse KPA e riktheu në detyrë më 3 shkurt të këtij viti, gjyqtari Bevis Shehaj nuk i kishte mbyllur llogaritë me proceset disiplinore. Në seancën e sotme, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili gjatë kohës që ka kryer shkeljen ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Hetimi disiplinor magjistratit Shehaj i përket vitit 2021, por ishte pezulluar nga KLGJ në vitin 2022 për shkak të procesit të rivlerësimit, të cilit po i nënshtrohej magjistrati B.SH.

“Hetimi ndaj gjyqtarit ka nisur bazuar në ankesa në vazhdimësi pranë ILD-së nga kancelarja, me pretendimet se magjistrati në pozicionin e zv.kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës. Hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se B.SH. ka lejuar moszbatimin, pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave. Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga magjistratit vërehet në raportin e ILD-së, përbëjnë mospërmbushje të detyrës së zv.kryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion, dhe ka krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares, e cila është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor. Nga ana tjetër, moszbatimi pa shkaqe të arsyeshme nga ana e tij si drejtues i një vendimi të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësohet si një sjellje joprofesionale, e cila diskrediton pozitën e drejtuesit të një gjykate dhe figurën e gjyqtarit në veçanti” thuhet në njoftimin e ILD

“Në përfundim të hetimit, ILD duke mbajtur në konsideratë mes të tjerash, natyrën e shkeljes disiplinore, ekzistencën e rrethanës lehtësuese, e lidhur me shkeljet për herë të parë, bashkëpunimin e magjistratit gjatë hetimit, si dhe ndihmën në mënyrë aktive për të zhdukur ose pakësuar pasojat e shkeljes, arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e zvkryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, B.SH., përbëjnë shkelje disiplinore të parashikuar nga nenin 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “gj” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, konkretitsht, si “Shkelje disiplinore e lehtë”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi KLGJ-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”, ndaj gjyqtarit B.Sh., kërkesë që u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor” theksohet në njoftimin e ILD.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat