18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha, “Kafe me gratë në Tiranë”: Rama flet si Nuredin Dumani në gjyq! Të veprojmë si Presidenti Trump

Gjatë një takimi me gratë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nëse PD vjen në pushtet, do të falen dhe kamatat për bizneset e vogla.

Berisha akuzoi qeverinë aktuale për paligjshmëri, duke theksuar se shqiptarët janë të dëshpëruar dhe të detyruar të emigrojnë masivisht.

Berisha u shpreh se qeveria aktuale ka rikthyer kamatat dhe se inspektorët ushtrojnë presione ndaj bizneseve të vogla.

“Ne kemi një program me të cilin me kompetencë të plotë ne u japim përgjigje të gjitha problemeve madhore të krijuara nga keqqeverisja e 12 viteve të asaj që e quan veten rilindje, por në fakt provohet e kundërta. Ne kemi një projekt, projektin e Shqipërisë Madhështore, i cili fillon me paketën e dhembshurisë dhe përfundon me Shqipëria, epiqendër e teknologjive të larta në rajon. Ky program, siç e shihni, ka pasur një impakt pozitiv dhe në tërësinë e tij as kritikët absurdë, askund nuk ka gjetur refuzim, përkundrazi është pritur mirë. Fushata e fundit e presidentit Donald Trump ka leksionin më të madh të saj, takimin me njerëzit. Ai kishte një censurë të jashtëzakonshme, në tërësi nga të gjitha ato që quhen mainstream media, përveç njërit që ishte i lëkundur. E keni parasysh se kishin vendosur gjigantët e rrjeteve sociale censurën. Dhe atë censurë e kishin kryesisht për Trump. Natyrisht pollet ishin humbëset në historinë e njerëzimit sepse dolën institucionet më mashtruese të opinionit publik. 1.6 miliardë euro u shpenzuan nga kundërshtarët e presidentit Trump për polle, dhe që të gjitha përfunduan atje ku duhej të ishin sepse mashtruan kombin amerikan duke paraqitur fitimtar atë që nuk mund të fitonte” tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat