Kryetari i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, u mor në pyetje si person në hetim dhe për këtë arsye u thirr këtë të martë, ku për afro dy orë ka dhënë argumentet e tij ndaj pretendimeve të ngritura nga prokurorët e SPAK-ut.
Në SPAK për të qenë i pranishëm është futur në seancën e marrjes në pyetje edhe avokati Ermir Beta. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera.
SPAK prej kohësh po hetonte në disa tendera të dyshimtë dhe për të cilët janë dhënë në favorizim të kompanive preferenciale.
Myzyri u paraqit në SPAK edhe dy javë më parë ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë. Po ashtu, edhe GJKKO më herët ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, 4 anëtarë të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit.
Lidhur me veprimtarinë e kreut të KPP-së, në media është raportuar më herët se ka pasur problematika.
Në janar të këtij viti qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur.