32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Çfarë po ndodh me avionët në SHBA? “Delta Air Lines” merr flakë në aeroportin e Orlandos, evakuohen pasagjerët

Transporti ajror është një nga mënyrat më të sigurta të udhëtimit, por aksidentet ajrore, të ndodhura në SHBA kohët e fundit, kanë sjell panik tek udhëtarët e shumtë. Brenda këtij viti janë shënuar disa aksidente ajrore me pasoja në jetë njerëzish.

Dje një avion i Delta Air Lines është përfshirë në flakë, ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, duke shënuar një tjetë incident ajror, por fatmirësisht pa viktima.

Pasagjerët u evakuuan menjëherë pas kësaj ngjarje. Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.

Sipas kompanisë në avion kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat